Bota Trump përplaset me gazetaren dhe lë konferencën: Këtë pyetje bëjani Kinës (VIDEO)

Trump përplaset me gazetaren dhe lë konferencën: Këtë pyetje bëjani Kinës (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump, është përplasur dje me një gazetare të CBS News, Weijia Jiang.

Gazetarja e pyeti Trump-in gjatë një konference për shtyp, se pse e konsideron si një kompeticion botëror luftën ndaj Covid-19, ndërkohë që amerikanët vazhdojnë të vdesin. Por ai i tha se kjo është një pyetje që i duhet bërë Kinës.

DEBATI:

Gazetarja: Ju shpesh thoni se SHBA po bën shumë më mirë se të gjithë shtetet e tjera kur bëhet fjalë për testimet. Pse ka kaq shumë rëndësi kjo? Pse kjo është për ju një kompeticion global, ndërsa çdo ditë amerikanët vdesin dhe akoma shikojmë rritje të rasteve?

Trump: Ata po vdesin në çdo vend të botës dhe ndoshta kjo është një pyetje që duhet të ia bëni Kinës. Mos më pyesni mua, bëjani Kinës atë pyetje ok. Në qoftë se pyesni ata, ju mund të merrni një përgjigje të pazakontë. Po ti pas.

Gazetarja: Zotëri, pse ma thoni mua specifikisht këtë?

Trump: Unë nuk po jua them specifikisht asnjërit. Unë po them që asnjëri nuk mund të bëjë një ‘pyetje të ndyrë’ si kjo. Të lutem vazhdo. Dikush tjetër…

Por ndërsa gazetarja tjetër po bëhej gati të niste pyetjen e saj, Trump s’e la as të niste duke thënë se meqë ajo nuk u përgjigj menjëherë, radha i kalon dikujt tjetër. E më pas direkt e mbylli konferencën për media, duke mos pranuar të marrë më asnjë pyetje.