Bota Trump pi 12 kanaçe “Coca Cola” në ditë dhe ja ç’po i...

Trump pi 12 kanaçe “Coca Cola” në ditë dhe ja ç’po i bën trupit

Sipas mediave të huaja, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, po rrezikon shëndetin e tij nga një gamë e gjerë sëmundjesh.

Kjo pasi Donald Trump, pi çdo ditë 12 kanaçe “Coca Cola Dietike”.

Një sasi e tillë pijesh artificiale të ëmbëlsuara, arrin në një dozë “mega”, thotë dr. Vasanti Malik nga Universitet i Harvardit.

Shëndeti i Presidentit Trump, sipas Malik, u vu në pikëpyetje pas vëzhgimeve se fjalimi i tij dukej i paqëndrueshëm të mërkurën gjatë shpalljes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Sidoqoftë, raporti i tyre nuk konfirmon ende nëse në shëndetin e tij po ndikon kjo pije apo ndonjë tjetër.

Sipas raportit, një njoftim zyrtar rreth shëndetit të plotë të Presidentit Donald Trump, pritet të publikohet pas Vitit të Ri.