Bota Trump: Shtetet e Bashkuara duhet të njohin sovranitetin e Izraelit mbi Golanin

Trump: Shtetet e Bashkuara duhet të njohin sovranitetin e Izraelit mbi Golanin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shprehu mirënjohjen e tij për Presidentin Trump, pasi ky i fundit tha se “ka ardhur koha për sovranitetin izraelit mbi lartësitë e Golanit”.

Netanjahu, nëpërmjet Twitter-it, e quajti një veprim të tillë nga presidenti amerikan si “të guximshëm”.

Në një kohë kur Irani, duke përdorur Sirinë, po shqyrton shkatërrimin e Izraelit, Presidenti Trump me guxim pranon sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e Golanit. Ju faleminderit, President Trump!”, tha kryeministri i Izraelit.

Izraeli i ka zënë Lartësitë e Golanit që nga viti 1967.

Presidenti Trump tha se ishte koha për Shtetet e Bashkuara që pas 52 vjetësh të njohin plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Golanin e pushtuar.

“Pas 52 vitesh, është koha që Shtetet e Bashkuara të njohin plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë Golan, i cili është i një rëndësie strategjike për sigurinë e shtetit të Izraelit dhe për stabilitetin rajonal”, shkroi Trump në Twitter.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara gjithnjë e më shumë po bën presion mbi Kapitol Hill për të ndryshuar qëndrimin e tij mbi sovranitetin mbi lartësitë e Golanit.

Javën e kaluar, Departamentit të Shtetit për herë të parë ndryshoi terminologjinë për territorin e kontestuar, duke vënë në dukje se kjo është një pjesë e vendit që është nën “kontrollin e Izraelit”, në vend të statusit aktual “i pushtuar”.