Bota Trump sugjeron që uraganet të shkatërrohen me armë bërthamore

Trump sugjeron që uraganet të shkatërrohen me armë bërthamore

Donald Trump ka raportuar në më shumë se një rast që ushtria amerikane të bombardojë uraganet në mënyrë që t’i shkatërrojë ata përpara se të mbërrijnë në tokë.

Sipas uebfaqes amerikane të lajmeve Axios, Presidenti amerikan tha në një takim me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare dhe të atdheut për kërcënimin e uraganeve:- “Unë e arrita atë. E arrita. Pse nuk i shkatërrojmë ata? Ata fillojnë të formohen në brigjet e Afrikës dhe lëvizin përtej Atlantikut. Ne lëshojmë një bombë në ‘syrin’ e uraganit dhe kjo e prish atë. Pse nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë?

Duke cituar burime pa emër, të cilët ishin të pranishëm në takim, Axios raporton se përgjigjja nga një zyrtar ishte :-“Ne do ta shohim këtë”.

Axios raporton se Trump ngriti të njëjtën çështje në një rast tjetër me një zyrtar të lartë të administratës. Kjo bisedë siç duket është regjistruar në një memorandum të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vitit 2017, i cili përdori termin “bërthamor” në lidhje me bisedën.

Axios citoi një zyrtar të lartë, i cili mbrojti idenë e Donald Trump. “Qëllimi i tij për të ndalur uraganin katastrofik që të godasë territorin nuk është e keqe. Objektivi i tij nuk është i keq”, tha zyrtari.

Menjëherë pasi Trump erdhi në pushtet National Geographic publikoi një artikull ku tregonte se sa e shpeshtë ka qenë ideja për ndaljen e uraganeve gjatë dekadave të fundit: -“Është një mendim tërheqës, veçanërisht kur, gjatë sezonit të uraganit, ne kujtojmë çdo vit shkatërrimin e jashtëzakonshëm të bëra nga këto stuhi. Dhe është ndoshta arsyeja pse, çdo vit për gjashtë dekadat e kaluara, agjencitë qeveritare kanë marrë misione nga qytetarë të shqetësuar, duke kërkuar sulme paraprake kundër uraganeve deri në përdorimin e armëve bërthamore.”

Në artikull, me titull “Të shkatërrojmë Uraganet: Historia surprizuese e një ideje vërtet të keqe”, flitet edhe për përgjigjen e Administratës Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës. “Nuk është e nevojshme të thuhet, kjo nuk është një ide e mirë”, është përgjigjja zyrtare.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë artikullin e shkruar nga Axios. “Ne nuk bëjmë komente për diskutimet private që Presidenti mund ose nuk mund të ketë pasur me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare,” tha ajo.