Pas bisedës më Vladimir Putin, presidenti i SHBA-së, Donald Trump komunikoi në telefon këtë të mërkurë edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ajo zgjati rreth një orë.
Në një postim në rrjetin social Truth, Trump e përshkroi bisedën si shumë të mirë.
“Shumica e bisedës u bazua mbi telefonatën që bëra dje me Presidentin Putin në mënyrë që të kuptojmë Rusinë dhe Ukrainën sa i përket kërkesave dhe nevoja të tyre. Jemi në rrugë të mbarë”, tha Trump.
Më tej shtoi se i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, që të japin një përshkrim të saktë të pikave që u diskutuan. Megjithatë në lidhje me këtë bisedë pritet që të publikohet një deklaratë në vijim.
Kremlini: Takimi mes Putin dhe Trump do të mbahet në Arabinë Saudite
Ndërkohë, takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump do të mbahet në Arabinë Saudite. Kështu bën të ditur Kremlini, raporton Tass. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka thënë se takimi nuk është diskutuar në telefonatën mes dy liderëve.