Bota Trump thotë se tani është imun ndaj Covid-19. Por sipas shkencës nuk...

Trump thotë se tani është imun ndaj Covid-19. Por sipas shkencës nuk është kaq e thjeshtë

Më pak se dy javë pasi u infektua me koronavirusin e ri, presidenti i SHBA Donald Trump tha se tani ka fituar imunitetit.

“Tani keni një president të imunizuar, mbase për një kohë të gjatë, mbase për një kohë të shkurtër”, tha Trump në një intervistë telefonike për Fox Neës.

”Të qenit i infektuar ju jep imunitet”, tha Trump, duke minimizuar shqetësimet në komunitetin shkencor se imuniteti te pacientët e mëparshëm Covid-19 mund të jetë jetëshkurtër.

Trump tha se ai kishte një “shtresë mbrojtëse” pasi u trajtua me disa ilaçe gjatë një qëndrimi katër-ditor në spital dhe pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.

Pretendimi erdhi pasi presidenti 74-vjeçar hoqi maskën të shtunën në ngjarjen e tij të parë publike që prej testit pozitiv për koronavirusin.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë i hapi të enjten presidentit dritë jeshile për të dalë nga izolimi i koronavirusit këtë fundjavë, pasi ai doli pozitiv 11 ditë më parë.

Të shtunën, mjeku i Trump, Sean Conley, tha se presidenti “nuk konsiderohet më një rrezik transmetimi te të tjerët”.

Sidoqoftë, Conley nuk tha nëse Trump ka marrë një rezultat negativ të testit të koronavirusit.

Sipas udhëzimeve të agjencive shëndetësore amerikane, njerëzit që kontaktojnë koronavirusin mund të mbeten ngjitës për të paktën 10 ditë pas shfaqjes së simptomave, megjithëse kjo mund të zgjasë edhe më gjatë për raste më të rënda dhe se nuk është ende e sigurtë sesa zgjat imuniteti kur kalon koronavirusin.