Bota Trump: Vetëm George Washingtoni më i mirë se unë!

Trump: Vetëm George Washingtoni më i mirë se unë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka përcaktuar veten si “presidenti më i preferuar” i amerikanëve duke bërë një krahasim vetëm me George Washingtonin, megjithëse aktualisht vlerësimi për manjatin në sondazhe nuk tejkalon 40%, sipas sondazhit më të fundit të Gallup-it.

“Vetëm një person ka pasur një konsensus më të lartë se presidenti juaj i preferuar. A e dini se kush është ai? Emri i tij është George Washington”, deklaroi Trump.

”Vetëm ai ka marrë 100% të vlerësimit në historinë e presidentëve amerikanë”, tha Trump gjatë një tubimi elektoral në Orlando ku ai zyrtarisht nisi fushatën për rizgjedhjen e tij në postin e presidentit, në vitin 2020.