Kryesore Trump zbulon vaksinën anti-Covid që do të dalë e para

Trump zbulon vaksinën anti-Covid që do të dalë e para

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet, gjatë një interviste, ditën e hënë, se kompania Pfizer është në krye të garës për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit.

“Pfizer është duke bërë një punë shumë të mirë, ndërsa Johnson & Johnson do të vijnë me produktin e tyre pak më vonë”, tha Trump gjatë një interviste në Fox News.

Gjithashtu, të hënën, zyrtari i lartë i Shëndetësisë në Shtëpinë e Bardhë, Moncef Slaoui, deklaroi se vaksinimit në dhjetor duhet t’i nënshtrohen shtresat më vulnerabël, si të moshuarit dhe punonjësit e shëndetësisë.