Extra Truri i derrave funksionon 4 orë edhe pasi janë therur

Truri i derrave funksionon 4 orë edhe pasi janë therur

Truri i derrave mund të funksionojë edhe pas vdekjes. Zbulimi mund të krijojë një debat rreth kufirit mes jetës dhe vdekjes, si dhe të garantojë trajtime të reja rreth sëmundjes së Alzheimer.

Studimi tregoi se vdekja e qelizave të trurit mund të ndërpritet dhe se disa lidhje në tru mund të rikthehen.

Rezultatet vënë në pikëpyetje idenë se truri nuk funksionin brenda disa minutave nga ndërprerja e furnizimit me gjak. Për t’a provuar këtë, efektet e studiuara të trurit të 32 derrave të mbledhura nga një thertore. Katër orë pas vdekjes, organet u lidhën me një sistem të zbatuar nga ekipi Universitetit të Yale.

Ekipi i studiuesve në një mënyrë ritmike derdhi një lëng të dizajnuar posaçërisht rreth trurit, i cili përmbante një gjak të sintetizuar për të transportuar oksigjen dhe një ilaç për të ngadalsuar vdekjen e qelizave të trurit. Truri i derrit e mori lëngun për gjashtë orë.

Studimi, i botuar në revistën Nature, tregoi një reduktim të vdekjes së qelizave të trurit, restaurimin e enëve të gjakut dhe disa aktivitete të trurit.

Studiuesit gjetën sinapse funksionale: lidhje midis qelizave të trurit që i lejojnë ato të komunikojnë. Truri tregoi gjithashtu një reagim normal ndaj drogës dhe konsumonte të njëjtën sasi oksigjeni si një tru normal i një derri të gjallë.

Përfitimi i menjëhershëm i këtij studimi do të jetë për shkencëtarët një ndihmesë e madhe në studimin e sëmundjes së Alzheimer.