Shëndet Truri parashikon fjalët për të na ndihmuar në dëgjim

Truri parashikon fjalët për të na ndihmuar në dëgjim

Në një festë nuk është e lehtë të kuptosh fjalët e atyre që na flasin për shkak të muzikës dhe zërave në sfond dhe, për të na ndihmuar të kuptojmë shpejt dhe me saktësi, truri ynë përpiqet çdo herë të parashikojë fjalët që janë thënë nga bashkëbiseduesi ynë, sipas studimit të botuar në revistën ”eNeuro” nga Universiteti Ndërkombëtar për Studime të Avancuara (SISSA) të Triestes, në bashkëpunim me Universitetin e Liverpulit dhe atë të Kembrixhit.

Duke analizuar elektroencefalogramën dhe reagimet e disa vullnetarëve ndaj dëgjimit të grupeve të sakta të rrokjeve, studiuesit zbuluan se kur fjala e përsëritur ishte ajo që ishte dëgjuar disa herë, valët e trurit ndoqën një trend të saktë, ndërsa kur ka ndryshim në rrokjen e dytë, në valët e trurit u shfaq një sinjal që regjistrohet kur parashikimi refuzohet, thënë ndryshe MMN.

“Kjo do të thotë që, bazuar në rrokjen e parë, truri kishte bërë një parashikim se çfarë mund të jetë fjala që njerëzit po ndiejnë: kur parashikimi nuk u mor parasysh, u shfaq sinjali MMN”, shpjegon Yamil Vidal, autori i hulumtimit.

I njëjti sinjal MMN u shfaq edhe kur ishte rrokja e tretë për tu ndryshuar: në këtë rast sinjali ishte më i gjerë sepse, duke qenë dy rrokjet e para ato të drejta, surpriza për parashikimin e paplotësuar ishte më e madhe.