Politika Tsipras i shqetësuar nga Shqipëria për “pronat e grekëve”

Tsipras i shqetësuar nga Shqipëria për “pronat e grekëve”

Marrëveshja që bëmë me Maqedoninë e Veriut duhet të inkurajojë vendet e BE-së që t’i japin një datë për procesin e anëtarësimit. Do të isha i lumtur nëse mund të them të njëjtën gjë për Shqipërinë, por kohët e fundit kemi parë disa zhvillime që nuk na kënaqin”.

Ishte kjo deklarata e kryeministrit grek Alexis Tsipras, gjatë një samiti mes liderëve të Greqisë, Bullgarisë Serbisë dhe Rumanisë.

Sot kam mësuar se ka një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri”, tha më tej Tsipras duke theksuar se “nëse informacionet do të jenë të vërteta do të ishte një zhvillim shumë negativ”.

Bëhet fjalë për një “vjedhje të tokave” të minoritarëve grek në jug të vendit, – siç e cilëson Athina – nga qeveria shqiptare, ndërsa media të afërta me qeverinë greke nuk ngurojnë të shkruajnë se mund të ketë një veto edhe për çeljen e negociatave për Shqipërinë, si me rastin e Maqedonisë së Veriut.

Ditë më parë dhe “Al Jazeera” i ka kushtuar një reportazh problemeve që ka Shqipëria me çështjen e pronës. “Qeveria shqiptare kërkon të nxisë turizmin duke shkelur të drejtën e pronës”, kështu e ka titulluar gazetari i “Al Jazeera” reportazhin e bërë në Himarë.