Kryesore Tsipras i trembet “Shqipërisë së Madhe”: Nuk na duhet një rrezik tjetër...

Tsipras i trembet “Shqipërisë së Madhe”: Nuk na duhet një rrezik tjetër si Turqia

Në një kohë kur vëmendja më e madhe në Greqi është drejtuar nga miratimi në Parlament i marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë për emrin e ri të kësaj të fundit, Kryeministri grek Aleksis Tsipras  në një dalje televizive  ka deklaruar se Greqisë nuk i leverdis shpërbërja e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë me frikën se në horizont mund të krijohet mundësia e Shqipërisë së Madhe.

“Greqia nuk ka asnjë interes nga një destabilizim në kufijtë e saj veriorë. Nuk ka asnjë interes të ketë një front të hapur në një vend që do të mund të ishte një hapësirë jetike për ekonominë tonë dhe bizneset tona.

Nuk ka asnjë interes nga shpërbërja e  sh-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe mundësia e një “Shqipërie të Madhe” në kufijtë tanë. Dhe sigurisht, nuk ka asnjë interes të shpenzojë kapitale diplomatike në një periudhë kur kemi Turqinë një fqinj nevrik i cili përbën kërcënim për Greqinë, ndërsa ish-Republika  Jugosllave e Maqedonisë nuk përbën kërcënim”, tha Tsipras gjatë një interviste për televizionin Open.

Nuk ka asnjë interes nga shpërbërja e  sh-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe mundësia e një “Shqipërie të Madhe” në kufijtë tanë.

Në lidhje me votimin në parlamentin grek të marrëveshjes së Prespës kreu i qeverisë grekë shprehet optimist për votat e nevojshme edhe në rast se ka kundërshtimin e partisë së koalicionit qeverisës Grekët e Pavarur.

“Nuk jam Jezusi dhe nuk di çfarë do të ndodhe në parlament për 151 votat e nevojshme. Nuk besoj se zoti Kamenos do ta rrëzojë qeverinë dhe nuk besoj se do ti vështirësojë planet e qeverisë. Besoj se numrat tregojnë se i kemi votat e nevojshme. Nëse grekët e pavarur nuk e mbështesin marrëveshjen e Prespës, është treguar e gatshme ta mbështesë partia “Potami””, tha Tsipras.

Kryeministri shtoi se pas miratimit në parlamentin maqedonas Marrëveshja e Prespës do të kalojë për votim në parlamentin vendas brenda muajit janar.