Bota Tsipras, kryeministri i parë grek që viziton Maqedoninë

Tsipras, kryeministri i parë grek që viziton Maqedoninë

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras ka zbuluar gjatë fjalimit të tij në forumin e katërt ekonomik në Delfi se së shpejti do të jetë kryeministri i parë grek që zhvillon një vizitë zyrtare në Shkup.

Tsipras ka zbuluar gjatë fjalimit të tij në forumin e katërt ekonomik në Delfi do të shoqërohet nga një biznes-delegacion, e më vonë do të formohet edhe këshill i lartë për bashkëpunim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Tsipras shtoi se Athina është e hapur për të zbuluar mënyra të reja për thellimin e bashkëpunimit në një sërë sferash me interes të përbashkët.

Ai theksoi ekonominë, turizmin, energjetikën, kulturën si dhe bashkëpunimin ushtarak e policor.