Kuriozitete “Tullat” prej kërpudhe, ideja revolucionare e NASA-s për ndërtimin në Hënë

“Tullat” prej kërpudhe, ideja revolucionare e NASA-s për ndërtimin në Hënë

Që NASA ka në plan të rifillojë fuqishëm kolonizimin e Hënës, kjo është tashmë e ditur. Por mënyra sesi mendon të ndërtoj aty, është thjesht e habitshme.

Kosto e transportit të lëndëve bazë për të ndërtuar një stacion të përhershëm në satelitin tonë janë tejet të kripura, edhe për një “superfuqi” si Shtetet e Bashkuara.

Për këtë arsyeje, NASA po gjen mënyra më ekonomike ndërtimi. Ideja e fundit është edhe më kuriozja. Bëhet fjalë për kultivimin e disa specie kërpudhash, të cilat do të zhvilloheshin brenda dhe rreth strukturës që do të ndërtohej.

“Tullat” prej kërpudhe që po eksperimentohen

Falë disa trajtimesh specifike termike dhe kimike, këto specie mund të ngurtësohen aq sa të  zëvendësojnë për soliditet materiale si tullat dhe dërrasat.