Extra Tuna Sejdiu pas vizitës në Durrës: Nuk e përshkruaj dot dhimbjen

Tuna Sejdiu pas vizitës në Durrës: Nuk e përshkruaj dot dhimbjen

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë të martën, ndihma për familjet dhe personat e prekur ka qenë e madhe nga personazhe të njohur brenda dhe jashtë vendit.

Edhe këngëtarja Tuna Sejdiu, iu është bashkuar ndihmave humanitare dhe gjithashtu ka qenë e pranishme edhe në një konferencë për media, së bashku me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe “Park Hospitality Group”.

View this post on Instagram

Sot me date 28.11.2019 ne ora 11.00 ne Four,Park Hospitality Group me mbeshtetje te Kryqit te Kuq te Republikes se Maqedonise Veriore,bashke me koleget dhe miqte e mi nga Kosova,Shqiperia dhe Maqedonia mbajtem pres konferencen me inicijativen e perbashket per te grumbulluar donacione per ndihmen dhe mbeshtetjen e viktimave te prekura nga termeti ne Shqiperi. Ne presin u drejtua sekretari gjeneral i Kryqit te Kuq te Maqedonise Veriore, Dr Sait Saiti, biznismeni dhe Zv.Kryetari i qytetit te Shkupit Z-ri Enver Maliqi si dhe artistet prezent. 'Shkupi eshte nje qytet i solidaritetit, le ta tregojme kete me vepra.' – u deklarua z-ri Enver Maliqi. Siç është cekur nga Presidenti i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Z. Nebi Hoxha – 3 punkte janë mobilizuar në Shkup, Tetovë dhe Strugë. Ne pres konferencen u bene te ditura donacionet e numrave 143 400 ,ku shuma e grumbulluar eshte 2.467 000 den. Ne te njejten kohe gjate presit u ftuan qytetaret dhe kompanite e shtetit per te bere donacione ne forma monetare edhe me tutje. Faleminderit te gjitheve per secilin kontribut tuajin! Nuk jeni vetem!🙏🏻

A post shared by TUNA (@tunasejdi) on

Përmes një postimi në Instastory ka treguar se ajo ka vizituar Durrësin, një nga qytetet më të prekura nga tërmeti që tronditi Shqipërinë. Këngëtarja nuk ka gjetur dot fjalët për të përshkruar situatën aty dhe dhimbjen që ajo ndjen.

“Nuk kam fjale ta përshkruaj ketë dhimbje. Zoti e bëftë mirë. Lutem për ju. Lutem për të gjithë NE”, shkruan Tuna.