Kuriozitete Turistët e lyejnë me bojë të kuqe, majmuni përjashtohet nga fisi

Turistët e lyejnë me bojë të kuqe, majmuni përjashtohet nga fisi

Një majmun, i cili ishte lyer me bojë të kuqe nga njerëzit, është parë i vetmuar pasi fisi i tij e mohoi.

Majmuni ishte lyer nga një vizitor në Kopshtin Botanik, Renshan, në qarkun lindor të Tajvanit.

Por besohet se majmunët e tjerë nuk duan të kenë tashmë asnjë lidhje me të gjorin.

Lu Cheng-lin, i cili ishte duke ecur në park, tha se fillimisht mendonte se kafsha ishte një specie e kuqe.

Por gjatë inspektimit më të afërt me lentet e kamerës, kuptoi se ai ishte lyer me bojë të kuqe.

Dukej i trishtuar dhe i vetmuar”, tha Lu.