Bota Turistët po shkatërrojnë Santorinin

Turistët po shkatërrojnë Santorinin

Një studim shkencor i paraqitur në Parlamentin Europian kohët e fundit paralajmëroi për rreziqet serioze për shkak të numri të madh të turistëve në ishullin grek Santorini.
Raporti, i paraqitur në Komitetin e Transportit dhe Turizmit të Parlamentit Europian, tha se në Santorini ka pasur 5.5 milionë vizitor gjatë vitit 2017, krahasuar me 3.3 milion në vitin 2012 – një rritje e tronditëse prej 66 përqind. Gjithsej 636 anije u ankoruan në Santorini gjatë vitit 2015, duke mbajtur 790,000 pasagjerë, që paraqet një rritje prej 7 përqind gjatë vitit të kaluar. Kjo përkthehet në më shumë se 2,000 vizitorë në ditë, por gjatë sezonit veror numri i vizitorëve në ditë shkon deri në 18 mijë.

Raporti thekson se kjo kjo ka çuar Santorinin në një situatë kritike. Ndikimet negative të mbipopullimit janë të përqendruara në sezonin e verës, nga maji deri në tetor, ndonëse disa ndikime kanë pasoja të përhershme në ishull dhe në komunitetin e saj.
Banorët vendas raportojnë se problemet e tyre më të shpeshta lidhen me bllokimin e trafikut, mbipopullimin dhe mbingarkesat e objekteve dhe infrastrukturave. Ata janë gjithashtu të shqetësuar për mungesat e ujit dhe të energjisë.

Situata aktuale mund të ndikojë negativisht në atraktivitetin e ardhshëm të Santorinit për vizitorët potencialë.

Zhvillimi i turizmit në Santorini deri më tani i ka munguar një kornizë strategjike dhe planifikim efektiv. Ky vend vuan nga mbështetja joadekuate nga sektori publik në zhvillimin dhe zbatimin e politikave efektive që synojnë menaxhimin dhe rregullimin e fluksit të turistëve.

Komuniteti lokal i Santorinit është plotësisht i vetëdijshëm për ndikimet shoqërore, kulturore, ekonomike dhe mjedisore të krijuara nga numri lartë i turistëve dhe autoritetet lokale kanë filluar të ngreë alarmin. Por ata janë në pjesën më të madhe të varur nga qeveria qendrore, ndërsa kanë fuqi dhe burime të kufizuara. Ka mungesë të qeverisjes adekuate dhe të përshtatshme nga ana e qeverisë greke. Një nga masat që është marrë deri më tani është kufizimi i numrit të turistëve. Duke lejuar kështu që gjatë sezonit turistik të hynë deri në 8mijë turistë në ditë të hynë në këtë ishull.