Opinione Turizmi i qëndrueshëm

Turizmi i qëndrueshëm

Nga Elkierd Deliu

Shpesh në kohët e fundit kemi filluar të dëgjojmë te flitet për turizmin, për zhvillimin ekonomik por edhe sociokulturor që ai sjell.

Shumëkush e ka dëgjuar që vazhdimisht i japim edhe emërtime të ndryshme apo edhe asocime në terma ashtu sikurse përdoret në gjuhë të huaja.

Kemi dëgjuar për turizmin e masës, i cili është forma më e përhapur e turizmit.

Për turizmin kulturor, për turizmin e aventurës, për turizmin malor, për turizmin e gastronimik, për agroturizmin, për ekoturizmin, turizmin social, solidar apo turizmin e përgjegjshëm, nuk po i përmendim të gjithë llojet e turizmit në këtë shkrim pasi do ti trajtojmë dhe të grupuara në një rubrike të dedikuar llojeve të ndryshme të turizmit.

Ai që po dëgjojmë të flitet se fundmi është turizmi i qëndrueshëm. I cili përbën dhe interesin e këtij trajtimi ashtu sikurse dhe roli i të rinjve në këtë fushë.

Por fillimisht ç’është turizmi?

Udhëtimet ekzistojnë që prej antikitetit por turizmi shfaqet duke filluar që nga shekulli i XVIII në Angli me zhvillimin e të ashtuquajturit “Grand Tour” Udhëtimi i Madh, i cili ishte një udhëtim i gjatë nëpër Europe që ndërmerrej nga të rinjtë e klasave me të larta të shoqërisë europiane, kryesisht angleze, gjermane franceze edhe me vonë ruse për të shkuar në Rome. Ky udhëtim do ti jepte mundësinë kësaj klase aristokratike që të rriste interesin për dijet që kishin mare gjatë studimeve të tyre për artin dhe kulturën klasike, greke dhe latine. Për të mos u zgjatur në këtë temë që do ta zgjerojmë në një shkrim tjetër goxha interesant.

Në fillim të viteve 1800 në Angli shfaqet për herë të parë fjala turist “tourist”, e cila përshkruante një person që përshkonte disa shtete të huaja, me qëllime të tjera përpos atyre tregtare, shkencore apo fetare përpara se të kthehej në vendin e tij.

Përgjatë viteve ka patur përcaktime të ndryshme të kuptimit të fjalës “Turizëm”.

Ndërsa sot Organizata Botërore e Turizmit e përcakton atë si “aktivitete të ndërmarra nga njerëzit gjatë udhëtimeve dhe qëndrimeve të tyre në vende që ndodhen jashtë mjedisit të tyre të zakonshëm për një periudhë kohore e cila nuk e kalon një vit, për qëllime argëtimi, biznes dhe qëllime të tjera”.

Pra deri diku edhe sot në ditët tona, turizmi ka po të njëjtin qëllim ashtu sikurse është zhvilluar gjatë gjithë historisë.

Turizmi ashtu sikurse e njohim ne sot, fillimet e tij i ka në shekullin e XIX si vazhdimësi i Revolucionit Industrial, duke bere te mundur udhëtimin për qëllime çlodhje, argëtimi, për arsye sociale ose kulturore. Ndryshe sa më parë ku udhëtimet lidheshin me tregtinë, emigrimin, pushtimet dhe luftërat.

Megjithatë me diversifikimin e shoqërisë me bërjen e saj sa më komplekse ashtu edhe turizmi dhe tipet e tij janë bere me komplekse dhe me ndarje të cilat iu përgjigjën nevojave të ndryshme që lindën si domosdoshmëri përgjatë gjithë këtyre viteve që turizmi modern është zhvilluar.

Dhe baza nga ku duhet që sot ta fillojmë dhe të drejtohemi është turizmi i qëndrueshëm.

Turizmi i qëndrueshëm ecën paralel me zhvillimin e qëndrueshëm. Tre aspekte kryesore të marrëdhënieve midis tyre janë:

ndërveprimi: midis vizitorëve komuniteteve pritëse dhe mjediseve të tyre lokale.

ndërgjegjësimi: turizmi I bën njerëzit shumë më të vetëdijshëm për çështjet mjedisore dhe ndryshimet midis popujve dhe kulturave. Kjo ndikon në qëndrimet e shqetësimet për çështjet e qëndrueshmërisë, jo vetëm gjatë udhëtimeve por gjatë gjithë jetës së tyre.

varësia: pjesa më e madhe e formave të turizmit bazohet në kërkesat e vizitorëve për eksperienca në vende të pastra dhe të pacenuara.

Shumë forma të tjera të turizmit që I kualifikojnë si turizëm alternativ vërtiten rreth turizmit të qëndrueshëm, ku secili prej tyre vendos theksin në një aspekt në veçanti.

Kësisoj mund të përmendim turizmin social, ekoturizmin, e drejtë, solidar dhe të përgjegjshëm ose etik.

Principet e qëndrueshmërisë mbështeten në aspektin mjedisor, ekonomik dhe sociokulturor, këto tre principe gjejnë aplikim edhe të turizmi I masës dhe llojeve të tjera të turizmit dhe ajo që është e rëndësishme është fakti që këto tre shtylla bazë të jenë në një ekuilibër të mirë me njëra tjetrën.

Pra ata duhet që të marrin parasysh impaktin aktual dhe të ardhshëm duke iu përgjigjur nevojave të vizitorëve, profesionistëve, mjedisit dhe komuniteteve lokale pritëse.

Burimet natyrore përbëjnë çelësin kryesor dhe ata duhet që të vendosen në pah duke e ruajtur procesin ekologjik, natyror dhe biodiversitetin.

Respektimi i autenticitetit socio-kulturor i komuniteteve pritëse, ruajtja e këtyre thesareve kulturore të krijuar ndër shekuj, e vlerave tradicionale dhe kontribuimi në kuptueshme rinë dhe harmoninë inter kulturore.

Të sigurohet një aktivitet i qëndrueshëm ekonomik afatgjatë duke i mundësuar të gjitha palëve avantazhe socio ekonomike të shpërndara në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qoftë me vende pune stabel qoftë me përfitime komunitare e sociale që do të ndikojnë direkt në përmirësimin e kushteve jetësore dhe uljen e varfërisë.

Turizmi është i lidhur në mënyrë direkte apo indirekte me të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë. Dhe në të gjithë botën sot përbën një sfidë zhvillimi për gjithë vendet.

Roli i të rinjve në sektorin e turizmit është shumë i rëndësishëm të rinjtë janë ata të cilët gjejnë një mundësi punësimi në këtë sektor, i cili nëse do të jetë i mirë organizuar dhe politikat qeveritare të. Iré koordinuara për një zhvillim të qëndrueshëm do tua mundësonte të rinjve angazhimin e tyre për gjatë gjithë vitit në këtë sektor duke mos u kufizuar vetëm gjatë sezonit veror.

Pjesa e rinisë është ajo pjesë e cila ofron kapacitete e saj në ofrimin e shërbimeve në këtë sektor qoftë të shërbimit qoftë në atë të pritjes dhe akomodimit.

Një element të rëndësishëm në këtë mes rinia luan dhe në faktin e përthithjesh, ruajtjes, transmetimit dhe mbrojtjes dhe transmetimit të trashëgimisë kulturore të një vendi qoftë ajo materiale apo shpirtërore, pasi janë këto element ata të cilët do të bëjnë diferencën në shërbimin diversitetin dhe cilësinë e një mozaiku të plotë që do të shërbejë për ta shndërruar një vend në një destinación te preferuar nga turistët.

Duke patur një turizëm të qëndrueshëm i cili do tu japë mundësi të rinjve të shumtë që më anë të ideve të tyre të zhvillimit të gjejnë një politikë mbështetëse nga ana e qeverisjes vendore do të bëjë të mundur dhe frenimin e të ashtuquajturës shtegtim të trurit