Bota Turqi, në Stamboll shpallet fitues kandidati i opozitës

Turqi, në Stamboll shpallet fitues kandidati i opozitës

Ekrem Imamoglu u shpall fitues i zgjedhjeve bashkiake në Stamboll nga autoriteti elektoral që i dorëzoi sot mandatin e kryetarit të bashkisë, njoftoi partia e tij.

Lajmi bëhet i ditur përmes një deklarate për mediat të partisë socialdemokrate, CHP ku thuhet se: “Imamoglu mori këtë dokument, të dhënë nga Komiteti i Lartë Elektoral, pavarësisht kërkesës së paraqitur nga partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan për të zhvilluar një votim të ri me pretekstin se ai i 31 marsit ishte i mbushur me parregullsi”.