Bota Turqia nis hetimin ndaj deputetit grek që grisi flamurin turk në PE

Turqia nis hetimin ndaj deputetit grek që grisi flamurin turk në PE

Në Turqi ka nisur një hetim i pavarur kundër deputetit grek, anëtar i Parlamentit Evropian (PE), Ioannis Lagos, i cili grisi flamurin turk në PE, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga prokuroria e Ankarasë thuhet se ka nisur një hetim kundër Lagos i cili grisi flamurin turk gjatë një fjalimi të mbajtur në seancën mbi “situatën humanitare në ishujt grekë” të zhvilluar dje në Bruksel nga Asambleja e Përgjithshme e PE-së.

Kundër Lagos do të zhvillohet një hetim i pavarur me akuzën “Poshtërimin e simboleve të sovranitetit shtetëror” të përcaktuar në nenin 300 të kodit penal turk.