Sport Turqia nuk ndal futbollin, ish-lojtari i Chelsea ndërpret kontratën

Turqia nuk ndal futbollin, ish-lojtari i Chelsea ndërpret kontratën

Edhe pse Europa është zyrtarisht në shtetrrethim, duke mbyllur kufijtë dhe çdo aktivitet, mes të cilëve edhe futbollin, kampionati vijon vetëm në Turqi.

Të martën, Goztepe dhe Rizespor luajtën takimin që mbylli javën e 26 të Superligës. Ajo ishte ndeshja e vetme zyrtare në kontinent. Në situatën e krijuar, ku futbolli vazhdon pavarësisht emergjencës, John Obi-Mikel, ish-lojtar i Chelsea, vendosi të prishë kontratën me Trabzonsporin, pasi nuk ka ndërmend të zbresë në fushë në një moment kaq delikat.

“Në jetë ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Nuk ndihem komod e nuk dua të luaj në këto kushte. Në këtë moment kritik, të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi, pranë familjeve të tyre. Sezoni duhet anuluar, pasi bota po përjeton një moment tejet të vështirë”, shkroi në rrjetet sociale Obi Mikel, i cili u transferua në Turqi vetëm 9 muaj më parë