Bota Turqia përjashton ambasadorin dhe konsullin e përgjithshëm të Izraelit

Turqia përjashton ambasadorin dhe konsullin e përgjithshëm të Izraelit

39
0
Shpërndaje

Ministria e jashtme e Turqisë i ka kërkuar konsullit të përgjithshëm të Izraelit në Stamboll, Yosef Levi Sfari, të largohet nga vendi “për një periudhë të pacaktuar kohore”.

Shkak për këtë kërkesë është bërë vrasja e mbi 60 protestuesve palestinezë dhe plagosja e mijëra të tjerëve nga forcat izraelite në Rripin e Gazës.

Turqia ka qenë një ndër kritiket më të ashpra të përdorimit të dhunës nga ushtria e Izraelit kundër protestuesve palestinezë, të cilët demonstruan kundër hapjes së ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem.

Ceremonia e zhvilluar ditën e hënë ndjek vendimin e një viti më parë të presidentit Donald Trump, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përshkroi gjakderdhjen e së hënës si një genocid, ndërsa e quajti Izraelin një shtet terrorist.

Qeveria deklaroi tre ditë zie në nder të personave të rënë, ndërkohë që përjashtoi ambasadorin e Izraelit nga vendi si dhe tërhoqi edhe ambasadorët turq nga Tel Avivi dhe Uashingtoni.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in