Sport Turqia shkatërron Moldavinë dhe merr kreun e grupit

Turqia shkatërron Moldavinë dhe merr kreun e grupit

Pas fitores në “Loro Boriçi” ndaj Shqipërisë, Turqia ka siguruar edhe fitoren e dytë në eliminatoret e Euro 2020, duke mposhtur pastër 4-0 Moldavinë.

Për Turqinë, po ashtu si në letër, ndeshja ndaj Moldavisë rezultoi e lehtë. Turqit realizuan dy gola në pjesën e parë me Kaldirim dhe Tosum.

Pavarësisht rezultatit 2-0, Turqia nuk e uli ritmin edhe në pjesën e dytë, duke e thelluar rezultatin në 4-0 me autorë të golave sërish Tosun dhe më pas Ayhan.

Me këtë fitore, Turqia merr vendin e parë në grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria, me 6 pikë dhe me një golavarazh 6-0, pas dy ndeshjeve të para.