Bota Turqia zbut tonet me Greqinë, Çavusoglu: Nikos Dendias e kam mik të...

Turqia zbut tonet me Greqinë, Çavusoglu: Nikos Dendias e kam mik të mirë

Turqia dhe Greqia duket se kanë gjetur një dritare komunikimi për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, siç janë zonat detare të cilat shkaktuan polemika të mëdha.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavosoglu, është shprehur se javët e ardhshme mund të ketë takim mes dy palëve, ndërsa homologun e tij grek Nikos Dendias e ka konsideruar mik të mirë.

“Tani për tani ekziston një dritare për një dialog më të mirë me Greqinë. Ne po planifikojmë të takohemi javët e ardhshme me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili është gjithashtu një mik shumë i mirë i imi”.

Këto komente, kreu i diplomacisë turke i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm portugez gjatë vizitës që zhvilloi në Portugali.

Duke komentuar edhe marrjen e Presidencës së Bashkimit Europian nga Portugalia, Çavosuglu u shpreh se ky shtet po përpiqet të jetë sa më shumë objektiv në marrëdhëniet Turqi-Greqi.