Bota Tusk: Brukseli ka simpati për pavarësinë e Skocisë

Tusk: Brukseli ka simpati për pavarësinë e Skocisë

Ish-Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk thotë se Brukseli ka një kuptim të dëshirës së Skocisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri skocez Nicola Sturgeon tha pas Brexit se Skocia do të kërkonte anëtarësimin e plotë në BE.

Tusk i tha BBC-së, duke iu përgjigjur pyetjes nëse BE do të shikonte në mënyrë të favorshme për këtë çështje, se ai “emocionalisht nuk dyshon se të gjithë do të jenë të kënaqur”.

Megjithatë, tha Tusk, çdo ofertë e ardhshme nga një Skoci e pavarur nuk do të pranohej automatikisht.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk e mbështet kërkesën e qeverisë skoceze për të mbajtur një tjetër referendum për pavarësinë, d.m.th rianëtarësimin në BE, dhe Tusk tha, duke iu referuar pavarësisë së Skocisë, se ai “nuk dëshiron të thotë asgjë të paqartë”.

“Ndihem skocez pas Brexit, por më duhet të respektoj debatin e brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar”, tha Tusk, duke shtuar se ai nuk ishte i duhuri për të komentuar.

Mbretëria e Bashkuar u largua zyrtarisht nga BE mesnatën e të premte duke u gdhirë e shtuna, pas 47 vjet anëtarësie dhe tre vjet e gjysmë që nga referendumi i Brexit.

Në referendumin e vitit 2016, 62 përqind e votuesve në Skoci ishin për të qëndruar në Union.