Bota ”Tym i zi” në takimin e liderëve të BE për caktimin e...

”Tym i zi” në takimin e liderëve të BE për caktimin e posteve drejtuese

”Tym i zi” në takimin e liderëve europianë mbi emërimet për postet kyçe të BE. Caktimi i tyre u shty në samitin e jashtëzakonshëm që do të zhvillohet më 30 qershor.

”Për emërimet ka një bllokim, ndërkohë që presidentit të Komisionit Europian, Donald Tusk i është dhënë mandati për të biseduar me përfaqësuesit e grupimeve politike në Parlamentin Europian për të tejkaluar kriterin e ashtuquajtur Spitzenkandidaten”, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte duke folur me gazetarët, në fund të darkës së punës të liderëve të BE-së për emërimin e presidentit të Komisionit.

“Kjo perspektivë është më e mira për interesat tona”, shpjegon kreu i qeverisë italiane duke nënvizuar se nuk dëshiron të zbulojë negociatat.

”Presidenti i Komisionit Europian duhet të jetë autoritet”, theksoi ai.