Aktualitet U arratis me të dashurin pasi ai i plagosi ish-bashkëshortin në sy...

U arratis me të dashurin pasi ai i plagosi ish-bashkëshortin në sy të djalit 10-vjeç, në pranga 29-vjeçarja

Është vetëdorëzuar në policinë e Fierit Melisa Hoxhallari.

29-vjeçarja u arratis pas ngjarjes së ndodhur në 5 janar në një lokal pranë vendit të quajtur “Zogu i Zi” në Fier, ku i dashuri i saj, Klement Beqaj ka plagosur me armë zjarri bashkëshortin, me të cilin kishin edhe një fëmijë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç”, njofton policia.

Si ndodhi ngjarja

Ka qenë djali i çiftit, vetëm 10 vjeç ai që ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar që ta marrë.

Duke qenë që çifti ishin në proces divorci, djali rrinte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje shkonte tek nëna.

Telefonata ka qenë e tensionuar, dhe më pas 29-vjeçarja ka shkuar së bashku me të dashurin në lokalin ku gjendej 40-vjeçari. 25-vjeçari ka goditur bashkëshortin e të dashurës.