Aktualitet U arrestua mbrëmë pas më shumë se dy muajsh arrati, Daut Laze...

U arrestua mbrëmë pas më shumë se dy muajsh arrati, Daut Laze fshihej nëpër disa xhami

Për më shumë se 2 muaj në arrati, Daut Laze, i arrestuar mbrëmjen e së hënës pranë banesës së tij në Astir, është fshehur nëpër disa xhami në Tiranë, në Fresk, Kombinat, Yzberisht, Astir.

Për shkak të muajit të Ramazanit, Laze e ka pasur më të thjeshtë të fshihet, pasi besimtarët i kanë ofruar ushqim dhe fjetje.

Agjentët e Komisariatit nr. 6 kishin informacion se do të vinte në shtëpi, e kanë pritur dhe sapo ka hyrë te rrugica e kanë kapur.

Nuk dihet nëse ka qenë apo jo më parë në banesë, pasi familjarët e tij nuk kanë qenë fare bashkëpunues me policinë.