Aktualitet U arrestua nga SPAK, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren e Krujës, Enkeleda...

U arrestua nga SPAK, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor pezulloi nga detyra të hënën gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.

“Gjatë mbledhjes, KLG u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten Enkeleda Hoxha, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Enkeleda Hoxha dhe disa zyrtarë të Gjykatës së Krujës u arrestuan mëngjesin e 11 shkurtit, në bazë të një hetimi të nisur në SPAK. Në pranga ranë 10 persona, mes të cilëve edhe avokati Aldo Tabaku dhe kancelarja e kësaj gjykate, Manuela Mallkuçi, të akuzuar për korrupsion pasiv.

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha është vënë në shënjestër kohët e fundit nga ILD, pasi akuzohet për lirimin e disa personazheve të njohur të botës së krimit në vend, mes të cilëve dhe Endrit Doklen.