Aktualitet U arrestua se i kërkoi favore seksuale studentes, pedagogu i Elbasanit përfundon...

U arrestua se i kërkoi favore seksuale studentes, pedagogu i Elbasanit përfundon në spital

Një ditë pasi është ndaluar për shkak se i ka kërkuar raporte intime një studenteje, pedagogu në Universitetin e Elbasanit, Dritan Himçi, pa pësuar një atak kardiak.

Mësohet se ai është dërguar në spital gjatë natës, pasi është ndjerë keq në paraburgim, për shkak të problemeve që ka pasur me tensionin.

Kanë qenë efektivët e policisë që e kanë shoqëruar në spital Dritan Himçin.

36-vjeçari, pedagog pranë Fakultetit Ekonomik, u ndalua nga policia me akuzën se ka kërkuar favore seksuale nga një studente në këmbim të notës kaluese në provim.

Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm “dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Rektorati i Universitetit të Elbasanit ndërkohë në një reagim njoftoi pezullimin nga detyra të pedagogut Denis Himçi deri në zbardhjen e plotë të çështjes, ndërsa shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë.