Kryesore “U bë 5 vjet që heshtim…”, arrestimi i Veliajt, Rama thyen heshtjen:...

“U bë 5 vjet që heshtim…”, arrestimi i Veliajt, Rama thyen heshtjen: U mor pa gjyq nga zyra e u mbyll në qeli

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy më sy” ka reaguar për herë të parë për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga SPAK.

Ai u shpreh se ky rast e ka bërë të ndryshojë mendje për strategjinë e tij për të heshtur përballë vendimeve të drejtësisë, të cilën e ka ndjekur për 5 vite me radhë.

Ai thotë se pas shumë vitesh heshtje, ka ardhur koha që “forca që qeveris vendin të mbajë pozicionin e kritikës konstruktive tashmë”.

Rama u kujdes të mos përdorte termin arrestim, por tha se Veliaj është marrë pa gjyq nga zyra dhe drejtësia ka lënë një kryeqytet të tërë pa kokën drejtuese.

“Marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që detyrën ia kanë lënë mbi shpatulla treçerek zgjedhës është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloja si 5 vite me s’kam koment, s’kam koment. Unë nuk do t’i mbaj më për vete opinionet e mia në të gjitha rastet kur drejtësia do të bëjë punën e saj”, tha Rama.

“Në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj, sot opinion im është ky: Drejtësia e re ka hyrë tanimë në fazë që ka fituar të gjithë besimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do vazhdojë njësoj, e palëkundur. Por ama, nuk ka më pse mos t’i shprehim opinionet kritike që sot në këtë fazë janë të domosdoshme për të ndihmuar këtë drejtësi që të hetojë, të godasë majtas dhe djathtas, por edhe me standarde të paqortueshme. U bë 5 vjet që flasin mbarë e mbrapsht dhe vetëm ne PS-ja, forca udhëheqëse e reformës në drejtësi, forca që qeveris vendin…heshtim, heshtim, heshtim. Ajo që mungon është kritika konstruktive, është nxjerrja në pah e të metave sepse institucionet përballen me një pjesë të publikut që mezi ka pritur ditën ose sulmet barbare, denigruese të asaj pjese të opinionit të udhëhequr nga armiqtë e reformës, nga bufi stërplak dhe kuat kuat që i mbajnë ison. Ndërkohë pozicioni i kritikës është bosh. Asnjë pendesë për heshtjen në këto vjet, por me shumë gjasë heshtja jonë është keqkuptuar, jo vetëm nga armiqtë…”.