Extra U dehën aq keq sa blenë hotelin

U dehën aq keq sa blenë hotelin

Shpërndaje

Të gjithë bëjnë çmenduri kur dehen, por pak veta blejnë hotelin ku pushojnë.

Një çift 35 vjeçarësh nga Londra ishin për muaj mjalti në Sri Lanka, dhe te hoteli ku rrinin, zunë shumë miqësi me stafin e hotelit.

Një prej atyre ditëve, pas 12 gotash rum, ata panë që hotelit po i mbaronte kontrata e përdorimit ndaj vendosën ta blejnë biznesin për tre vite, me një kosto prej gati 40 mijë dollarësh në total. Çifti firmosi dokumentet, edhe pse çdo gjë u zhvillua në një gjuhë që nuk e merrnin vesh.

Pasi u doli pija, i zuri paniku për atë kishin marrë përsipër. Pasiguria ishte edhe më e madhe kur mësuan se gruaja ishte shtatzënë dhe paratë mund t’i kishin shpenzuar ndryshe.

Megjithatë, ata e hapën hotelin pasi i bënë 8000 dollarë riparime, e deri tani duket se puna po ecën mirë. Por tani betohen që çdo angazhim biznesi në të ardhmen do ta bëjnë esëll.