Sport U diagnostikua me leucemi, Mihajlovic rikthehet në stol pas 40 ditësh në...

U diagnostikua me leucemi, Mihajlovic rikthehet në stol pas 40 ditësh në spital

Sinisa Mihajlovic do të jetë sot në stol për të drejtuar skuadrën e tij Bologna në sfidën e parë të këtij sezoni në Seria A kundër Verona-s, pasi ka qëndruar i shtruar në spital për 40 ditë për pjesën e parë të kurimit kundër leucemisë.

Për befasi të të gjithëve, trajneri serb ka lënë spitalin “Sant’Orsola” në Bolonjë dhe është nisur për në Verona ku i është bashkuar skuadrës në hotel dhe sipas “Gazzetta dello Sport” do të jetë në stol gjatë ndeshjes.

Një lëvizje surprizë, që tregon edhe një herë vullnetin dhe vendosmërinë e ish-mbrojtësit, pasi më parë u kishte premtuar lojtarëve që do të ishte me ta në ndeshjen e par të kampionatit.