Uncategorized U dyshua se konsumoi kokainë live, dalin rezultatet e testit të drogës...

U dyshua se konsumoi kokainë live, dalin rezultatet e testit të drogës për fituesin e Eurovisionit

Këngëtari i grupit italian “Maneskin”, Damiano, që fitoi Eurovizionin nuk ka konsumuar kokainë gjatë finales së spektaklit. Ky është rezultati i testit të drogës, të cilit anëtari i grupit iu nënshtruar vullnetarisht sapo mbërriti në Itali.

E gjitha erdhi pas një episodi të çuditshëm që u kap nga kamerat gjatë natës së spektaklit dhe u bë viral në rrjete sociale. Damiano David u pa duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, teksa shumë aluduan se ai ka qenë duke konsumuar kokainë.

Menjëherë pas lajmeve grupi mohoi kategorikisht akuzat duke thënë se David kishte parë poshtë sepse kitaristi Thomas Raggi kishte thyer një gotë.

Italia rrëmbeu vendin e parë në Eurovision me këngën “Zitti e buoni”. Grupi italian rrëmbeu çmimin kryesor me 524 pikë, pasuar nga Franca me 499 pikë dhe Zvicra me 432.