Bota U fut në burg në 29 vjeç, del në 69: Historia e...

U fut në burg në 29 vjeç, del në 69: Historia e të burgosurit palestinez

I burgosuri palestinez Mohammed al-Tous nuk do jetë më në qelitë izraelite, aty ku me gjasë nuk do dilte më i gjallë, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.

Në moshën 69-vjeçare, Mohammed al-Tous ka qenë i burgosur për gati katër dekada dhe sipas Klubit të të Burgosurve Palestinez, ai ka qëndruar në burg për periudhën më të gjatë kohore.

Al-Tous ka qenë në burg për 40 vjet, pasi ishte burgosur në vitin 1985. Ai ishte anëtar i Fatahut, lëvizjes së themeluar nga Yasser Arafat dhe emri i tij ishte përfshirë në listën e të burgosurve që do të liroheshin në këmbim të katër izraelitëve pengje.

Al-Tous është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndodhet në burg që nga 6 tetori 1985, pasi akuzohej për kryerjen e operacioneve kundër Izraelit. Ai është i vetmi i mbijetuar i një sulmi të përgjakshëm nga forcat izraelite kundër një njësie palestineze, pranë kufirit me Jordaninë.

Gruaja e Al Tous ka vdekur nga një goditje në tru, ndërsa djali i tij më herët kishte deklaruar se kishin kaluar periudha të vështira për shkak të mungesës së tij.

Ish-anëtarit Fatahut po lirohet nga Hamasi, dy rivalë që kurrë s’kanë mundur të jenë bashkë. Kjo për arsyen e thjeshtë: Fatah është e majtë në kauzën e lirisë, ndëra Hamasi ka Islam në kauzën e tij.