Extra U kap “mat” me futbollistin e Kombëtares, reagon Kejvina Kthella

U kap “mat” me futbollistin e Kombëtares, reagon Kejvina Kthella

Kejvina Kthella mori të gjithë vëmendjen e mediave rozë, pasi mediat publikuan foto të saj krah futbollistit Bekim Balaj.

Ata dukeshin mjaft të afërt teksa ndodheshin  një nga klubet e natës në Tiranë.

Mirëpo pas këtij lajmi ajo ka kontaktuar vetë me “Iconstyle.al” për të përgënjeshtruar këtë lajm.

“Nuk është e vërtetë që ne jemi të lidhur. Madje ne nuk kemi qenë aspak në tavolinë bashkë, ai ka qenë vetëm një moment që ai është afruar të më thotë diçka” – është shprehur modelja për “Iconstyle.al”.

Gjithashtu ajo shtoi se momentalisht është në një lidhje dashurie, por më dikë që nuk është person publik.