Aktualitet U kap me 4 ton hashash, prokuroria kërkon 10 vite burg për...

U kap me 4 ton hashash, prokuroria kërkon 10 vite burg për anëtarin e bandës Habilaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që dënimi për Armando Koçerrin nga 15 vite të ulet në 10 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Kocerri është pjesë e bandës së Habilajve dhe akuzohet për veprat “Grup Kriminal” dhe “Trafikim droge në tentativë”.

Ai u arrestua në Shqipëri për katër tonë hashash që u kap në Babicë.

Pretenca u shpall nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

“Armando Kocerri është pjesë e grupit të Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, shtëpinë e tyre e kishin kthyer në magazinë ku grumbullonin hashash dhe më pas e trafikonin. Kocerri kishte komunikime telefonike me Moisi dhe Florjan Habilajn. Armando Kocerri kishte rol ndihmues në grup”, u shprehën prokurorët.

Kocerri ka qenë me detyrë infermier në spitalin e Vlorës.