Aktualitet U kapën me 81 kg kokainë, dënohen shqiptarët në Britani

U kapën me 81 kg kokainë, dënohen shqiptarët në Britani

Haxhi Shehu, 35 vjeç dhe Fitim Prenci, 39 vjeç, u dënuan me nga 10 vite burg e 6 muaj burg këtë të hënë për trafik të lëndëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.

Një vit më parë, më 13 mars 2018, policia gjeti 79 kg kokainë në bagazhin e makinës së tyre tip Ford Focus.

Pas kontrolleve më të imtësishme policia zbuloi edhe 2 kg të tjera kokainë, e një shumë të konsiderueshme parash.

Hetuesit vlerësuan se nëse do të përfundonte në treg kjo sasi kokaine do të arrinte një vlerë totale prej 8 milionë paund.