Aktualitet U kishte falsifikuar testin e Covid dy italianëve, arrestohet 35-vjeçari

U kishte falsifikuar testin e Covid dy italianëve, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar në portin e Vlorë pasi ka ndihmuar dy të huaj që të kalojnë kufirin me test Covid të falsifikuar. Në pranga ka rënë 35-vjeçari me iniciale A.D. si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 italian, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore”.

Mësohet se dy italianët të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë konstatuar se kishin test Covid të falsifikuar.

Nga verifikimet e bëra me tej, dyshohet se falsifikimi është bërë nga A.D., i cili tashmë është arrestuar.

Ky nuk është rasti i parë që kapen udhëtarë me test Covid të falsifikuar. Raste të ngjashme kanë ndodhur dhe në pikën kufitare të Kakavijës, ku janë arrestuar disa persona.