Aktualitet U kthye nga Italia bashkë me bashkëshortin/ Një 70-vjeçare e infektuar në...

U kthye nga Italia bashkë me bashkëshortin/ Një 70-vjeçare e infektuar në Vlorë

Një 70-vjeçare është e infektuara e pestë në Vlorë. Mësohet se ajo është nga fshati Poro i Vlorës dhe ka udhëtuar nga Italia drejt Shqipërisë.

Ajo është futur në Shqipëri në datën 8 mars bashkë me bashkëshortin e saj. Pas kthimit, të moshuarës i ishin shfaqur simptomat e sëmundjes dhe pas testimit të martën, rezultoi pozitive.

Ajo është transportuar në Spitalin Infektiv.