Extra U martua me një burrë të moshuar dhe ndaj e mban sekret?...

U martua me një burrë të moshuar dhe ndaj e mban sekret? Xheisara e “BBVIP” rrëfen të vërtetat e jetës private

Ajo ishte pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri “Big Brother VIP” dhe për të ishte një përballje me lajme të shumta teksa doli jashtë saj.

Gjatë një interviste këngëtarja Xheisara Frisku tha se lajmet që i kishin bërë përshtypje ishin ato për ndërhyrjen në fytyrë, ndërkohë theksoi se të bëra ka vetëm buzët. Të qëndruarit në një shtëpi me personazhe të ndryshme, me karaktere të veçanta shpesh mund të të ndodhë që të kesh përplasje.

Një nga personat që ajo ka pasur “përplasje” ishte Einxhel Shkira, për të cilën ajo tha: “Është mënyra se si ke zgjedhur ta bësh lojën! Ajo është një lojë që ku ta kapim keq tjetrin. Unë kisha pritur komplet gjë tjetër, dhe shoh papritur Einxhelin komplet gjë tjetër. Nëse do vazhdoja t’i flisja, do bëja debat pa vlerë, siç bëra me djalin, Arbërin. Në momentin që unë di me veten time se sa e mirë apo sa di apo sa nuk di anglisht, nuk më preku fare, thjesht ia ktheva me ironi që: Kur ta kem kujtuar tekstin dhe ta kem përmirësuar anglishten time nesër do të të marr të ta tregoj se sa e di ta këndoj atë këngën”.

Po si e pa ajo debatin Einxhel–Donald?

Xheisara tha se ishte e tepruar, dhe se Einxhel nuk duhet ta kishte prekur në atë pikë Donaldin. Duke qenë se personazhet kanë përmendur edhe problematika që i kanë pasur jashtë shtëpisë, ajo u pyet nëse kishte frikë se mos dikush prej banorëve mund të dinte diçka për të.

Ajo tha që askush nuk e njihte përveç Donaldit, dhe ky i fundit nga lajmet në gazeta, ku u diskutua si shkaktare e ndarjes mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt.

“Më në fund pas shumë kohësh, pas 3 viteve që unë jam diskutuar si shkaktare e ndarjes së atyre të dyve, e takova Romeon. Dhe për herë të parë, e kupton si janë lajmet”.

Ajo u pyet nëse thashethemnaja ndikoi në raportin që krijoi me Donaldin apo anasjelltas. Ajo tha që jo, por kishte menduar që nuk i afrohej Donaldit për shkak të Trixës, sepse kishte kuptuar që ishte xheloze. Ndërkohë, Xheisara ka rrëfyer edhe detaje për martesën e saj vitin e kaluar dhe burrin që e mbajti sekret.

XHEISARA FLET PËR MARTESËN SEKRETE

Burrë të moshuar e debate për martesën? Ishte ky thashethemi që qarkulloi me shpejtësi, duke u thënë se kjo ishte arsyeja pse Xheisara pasi u martua s’e prezantoi kurrë burrin.

Edhe në këtë rast Xheisara Frisku në daljet e saj mediatike ka bërë zhurmën e saj. E njëjta gjë ndodhi së fundmi kur citohej se ajo ishte martuar për letra. Por e vërteta duket se qëndron ndryshe, sipas vetë asaj, duke theksuar se kjo ishte thjesht një deklaratë e bërë me humor nga ana e saj.

“Unë nuk është se bëj batuta, thjesht qesh me veten. Se në bazë të gjërave që dëgjoj për vete, si për shembull, thashethemi i martesës… Në fund të fundit mund të them: Po, u martova. Çfarë problemi ka? Nuk duhet të ndërhyjë dikush te kjo. Zgjohem në mëngjes, dal të pi kafe, komshia më parë pyet për burrin sesa për mua. Këto janë batuta që i lëshoj herë pas herë në bazë të gjërave që dëgjoj. Një ndër gjërat që dëgjova ishte edhe puna e letrave. Bëj autoironi me veten për gjërat e mia personale që dua të jenë private”.

Por çfarë konsideron Xheisara dashuri të vërtetë? A ka pasur vërtetësi në çiftet e krijuara në “Big Brother” dhe cili ishte pozicioni i saj në historinë e dashurisë mes Donaldit dhe Beatrix?

“Aty brenda çdo gjë ndodh. Siç besoj te puthja me Borën që nuk ka qenë lojë, ashtu besoj se dhe puthja Trixa-Donald nuk ka qenë lojë. Ka qenë ndoshta një moment që janë ndjerë mirë dhe nuk kanë menduar se çfarë po ndodh jashtë. Unë i mirëkuptoj sepse me dy javë u afeksionova dhe të kisha një super yll aty brenda…”, u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë që Xheisara u martua në qershor të vitit 2021 në një ceremoni private dhe fotot nga ceremonia ia nxori një mikeshë e ftuar. Më vonë, ajo e mbajti larg medias çdo detaj apo foto me partnerin duke krijuar konfuzion në publik se ç’po ndodh me martesën e saj.

Burimi: Panoramaplus.al