Extra U përfol për lidhje dashurie me bosin e drogës, Trejsi Sejdini flet...

U përfol për lidhje dashurie me bosin e drogës, Trejsi Sejdini flet për herë të parë: Më vjen turp…

“Miss Universe Albania 2018”, ka qenë në qendër të vëmendjes për muaj të tërë gjatë vitit të kaluar, për shkak të sherreve të shumta  dhe problemeve me drejtësinë që ju krijuan nga i dashuri i saj Leonard Duka.

Për herë të parë pas këtij skandali, Trejsi ka vendosur të flasë në emisionin “Glamour Zone”. Modelja shprehet se ndryshe nga si publiku dhe mediat e kanë etiketuar, ajo nuk ka bërë asgjë të paligjshme.

Biseda e plotë:

Ester Bylyku: Ke qenë pjesë e skandaleve për një kohë të gjatë, dhe ashtu siç ti the, emri yt është keqpërdorur. Cila është e vërteta?

Trejsi: E vërteta është që shumica e njerëzve, është e prirur që nëse një person publik është e përfshirë në këtë çështje, e gjithë barra bie tek ky person. Unë si Trejsi nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të vërteta apo të pavërteta. Më vjen turp që më është lakuar emri për këto çështje. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë të paligjshme.

Ester Bylyku: Pra ti nuk ke lidhje me asnjë bandë?

Trejsi: Unë nuk kam lidhje me asnjë person, që ka lidhje me bandë.

Kujtojmë se Lonard Duka, është shpallur në kërkim në gusht të vitit që lamë pas, pasi dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos.