Aktualitet U përfshi në fushatë, shkarkohet edhe Drejtoresha e Punësimit

U përfshi në fushatë, shkarkohet edhe Drejtoresha e Punësimit

Tjetër shkarkim në nivel drejtorësh për shkak të pjesëmarrjes në fushatë elektorale. Marisa Kaçori është shkarkuar nga posti i Drejtoreshës së Zyrës së Punës në Tiranë, me motivacionin se ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Sociaslite.

Ajo është shkarkuar me urdhër të Ministres teknike të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha.

Në njoftimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë thuhet se në kuadër të masave të marra për parandalimin e angazhimit të punonjësve të administratës publike në aktivitete elektorale, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja Xhulieta Kërtusha ka firmosur sot propozimin për largim nga puna të drejtoreshës rajonale të Shërbimit Kombëtar të punësimit, Tiranë.

Ministrja Kërtusha i ka propozuar z.Artur Mickaj, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, largimin nga puna të znj. Marisa Kaçori me arsyetimin se për këtë të fundit ka fakte që vërtetojnë pjesëmarrjen në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

“Kjo masë vjen në kuadër të përpjekjeve për të garantuar mospërdorimin e administratës publike në fushatën zgjedhore si një kusht për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për të garantuar një zbatim të plotë të kuadrit ligjor në fuqi dhe urdhërit të Kryeministrit, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë bën me dije se është duke verifikuar të gjitha rastet e denoncuara për pjesëmarrjen e punonjësve të administratës në aktivitetet e fushatës elektorale.