Aktualitet U plagos nga Fatmir Kolecaj / Komandanti i FNSH sillet me urgjencë...

U plagos nga Fatmir Kolecaj / Komandanti i FNSH sillet me urgjencë në Tiranë

Komandanti i Njësisë së FNSH në Shkodër, Kastriot Haxhia ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri mes efektivëve dhe autorit të vrasjes së dyfishtë në Rrëshen, Fatmir Kolecaj.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në Zejmen të Lezhës, ku Kolecaj duke mos pranuar të dorëzohej në polici, vrau veten.

Për pasojë, Haxhia është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Kolecaj ekzekutoi para dy ditësh ish-bashkëshorten Esmeralda Filopati dhe vëllain e saj, Vladison Filopati në oborrin e banesës së tyre.