Aktualitet U qëllua dje me armë në kokë, ndërron jetë Indrit Çelaj

U qëllua dje me armë në kokë, ndërron jetë Indrit Çelaj

Ka ndërruar jetë në spital i riu që u plagos dje në Tiranë me armë zjarri.

Indrit Çelaj, 26 vjeç, ndodhej në gjendje kome për shkak se u qëllua në kokë me pistoletë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku Çelaj ishte duke kryer punime  për kondicionimin e një vile.
Pas një konflikti të çastit me shtetasin me iniciale L.V., 26 vjeçari mbeti i plagosur, por sot ndërroi jetë.