Aktualitet U qëllua me armë zjarri, humb jetën 44-vjeçari në Pukë

U qëllua me armë zjarri, humb jetën 44-vjeçari në Pukë

Një 44-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Pukë. Pjetër Kola mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku dhe ndërroi jetë në sallë të operacionit.

Momentalisht, si rrethanat, shkaqet ashtu sikurse dhe autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen.

Policia tha se 44-vjeçari nga Lezha, ndodhej në fshatin Qafë Çelë të Pukës kur u plagos në rrethana të paqarta. Rreth orës 18:00 ai shkoi fillimisht në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës për ndihmë mjekësore. Nga aty u transportua drejt spitalit të Shkodrës, ku dhe humbi jetën.

Autoritetet policore thonë se menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.