Aktualitet U qëllua me thikë nga ish-kunati, ndërron jetë në spital vëllai i...

U qëllua me thikë nga ish-kunati, ndërron jetë në spital vëllai i historianes së njohur

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës vëllai i historianes Eleni Kocaqi, i cili u qëllua me thikë nga ish-bashkëshorti i saj më 23 dhjetor të vitit 2016.

Altin Kocaqi u qëllua me thikë nga Marjan Levanti pas një sherri në apartamentin e ish-gruas së tij. Madje Levanti goditi edhe ish-vjehrrën dhe ish-vjehrrin, shkruan “Panorama”.

Kocaqi ka ndërruar jetë pas më shumë se një muaji agoni në spital. Ai ishte albanolog. Pas vdekjes së tij, Marjan Levanti tani mund të akuzohet për vrasje.

NGJARJA

Në datë 23.12.2016, pasdite rreth orës 19’’, në rrugën Ilmi Aver, në Tiranë, shtetasi Marjan Levanti (bashkëshorti i shtetases E. Levantit), I cili prej rreth dy muajsh nuk jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët (djalë e vajzë të moshës 7 e 3 vjeç), për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, ka shkuar në banesë të të shoqes – e cila jetonte në banesë të të atit, Ferit K. (një ndërtesë private 4 katshe), dhe pasi ka takuar djalin e madh, është fshehur poshtë një krevati, në një prej dhomave të katit të dytë, në pritje të ardhjes të së shoqes, me qëllim për të folur me atë, për t’u ribashkuar e jetuar së bashku, ngaqë disa ditë më parë e shoqja kishte bërë një padi në gjykatë për tu ndarë nga ai.

Kur erdhi në shtëpi bashkeshortja, e gjeti Marjanin të fshehur poshtë krevatit, u tremb, thirri me të madhe , dhe zbriti një kat më poshtë tek prindërit e saj, për të kërkuar ndihmën e tyre.

Marjani e ndoqi atë nga pas, dhe këtu u përball me prindërit e saj, të cilëve megjithëse u kërkoi të ndërmjetësonin për t’u ribashkuar, qe E., e cila nuk pranoi ta bënte këtë, dhe u ngjit në katet e sipërme të banesës.

Pas asaj shkoi dhe e ëma Q.K. Këtu, Marjani ngaqë nuk gjeti mirkuptimin e prindërve të bashkeshortes, me një thikë që e mori këtu, qëlloi në krah të majtë Ferit K., të atin e bashkeshortes.

Këtu ndërhyri Altini (njëri vëlla i bashkeshortes) dhe në përleshje me atë, e plagosi edhe atë me thikë, duke e rrëzuar përtokë.

Këtu zbriti nga lart dhe e ëma e bashkeshortes, e cila pa të plagosur burrin dhe djalin e saj, dhe Marjani e qëlloi edhe atë me thikë në gjoks.

Pas kësaj, Marjani u largua nga banesa, dhe për këtë që ndodhi njoftoi me telefon të ëmën A. Levanti.

Vëllai tjetër i bashkeshortes, Andi, dërgoi në spital të atin, të ëmën, dhe vëllanë, për tu dhënë ndihmën e shpejtë.

Marjan Levanti u arrestua nga policia rreth një orë pas ngjarjes, pasi u gjet i fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej.