Extra A u bë xheloze partnerja e Eugentit për miqësinë e tij me...

A u bë xheloze partnerja e Eugentit për miqësinë e tij me Elenin?

44
0
Shpërndaje

Eugent Bushpepa zgjodhi që në rrugëtimin e tij në Eurovision 2018, të mbante pranë edhe partneren e tij të zemrës Andian, me të cilën janë mëse të dashuruar prej gjashtë vitesh.

Eugenti do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Shoë”, ku do të rrëfejë emocionet që përjetoi gjatë finales.

Në promon e emisionit shikojmë se atij i është drejtuar edhe një pyetje për partneren e tij dhe këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Fourierën.

Eugenti dhe Eleni kanë treguar nëpërmjet disa fotografive se krijuan miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin gjatë pjesëmarrjes në ‘Eurovison 2018’.

Por a është bërë xheloze Andia? “Aspak, madje u bënë shoqe” – përgjigjet Eugenti.

Andia dhe Eugenti kanë gjashtë vite të lidhur.

Andia nuk është pjesë e botës së muzikës, ndaj çdo këshillë e saj është shumë e vlefshme për Eugentin, pasi ajo e sheh me syrin e publikut, është shprehur Eugenti më herët.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in