Aktualitet U zhduk nga Greqia, 14-vjeçarja gjendet në Shqipëri

U zhduk nga Greqia, 14-vjeçarja gjendet në Shqipëri

Një adoleshente në Greqi që ishte shpallur e humbur që prej ditës së enjte 5 Dhjetor, është gjetur në Shqipëri. 14-vjeçarja Maria D. që banon në Athinë, kishte humbur dhe prindërit kishin denoncuar në polici për largimin e vajzës së tyre.

Autoritetet, së bashku edhe me një organizatë në Greqi për gjetjen e të zhdukurve, u vunë në lëvizje për të gjetur të miturën. Dy ditë më pas, Maria D. u lokalizua dhe u gjet në vendin tonë, më 7 Dhjetor. Mbetet e paqartë se si ka mundur të kalojë kufirin mes dy shteteve.

Sipas mediave greke, 14-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i është ofruar mbështetje me psikolog. Shkaqet e largimit të saj janë të paqarta.

Nuk është hera e parë që të mitur nga Greqia largohen dhe kalojnë kufirin drejt Shqipërisë pa u vënë re nga autoritetet doganore.