Ekonomi Udhërrëfyesit më të goditurit nga pandemia, të ardhurat rënie me mbi 90...

Udhërrëfyesit më të goditurit nga pandemia, të ardhurat rënie me mbi 90 %, parashikimet e zymta edhe për 2021

Arben Kola i cili që prej vitit 2010 ushtron profesionin e udhërrëfyesit, kryesisht për grupet e huaja turistike, u përball këtë vit me rënie drastike te të ardhurave nga aktiviteti, si rrjedhojë e pengesave që krijoi pandemia Covid-19 në lëvizjen e lirë, e sidomos të huajve.

Zoti Kola tha se të ardhurat e tij kishin pësuar rënie me 99 për qind krahasuar me një vit më parë. Ai ka punuar vetëm 7 ditë përgjatë këtij viti, teksa vitet e kaluara ai zakonisht kishte kërkesa më shumë se mund të përballonte për arsye se, komuniteti më i madh i guidave në botë (www.tourhq.com) e ka renditur atë si guidën më pikëzimin më të lartë në Shqipëri. Ai tha se nuk e ka përfituar as pagën e luftës, pasi ai beson se procesi është i shoqëruar me korrupsion.

Ndër punonjësit në sektorin e turizmit, udhërrëfyesit Janë më të goditurit nga pandemia, pasi aktiviteti i tyre kishte varësi të lartë nga turistët e huaj që kërkojmë eksplorime dhe shoqërime, ndryshe nga shqiptarët që edhe kur udhëtojnë brenda vendit janë të interesuar më shumë për gastronominë se sa për eksplorime.

Shoqata e Udhërrëfyesve Turistikë të Shqipërisë, pas një anketë me udhërrëfyesit, zbuloi se të ardhurat e tyre kanë shënuar rënie të ndjeshme gjatë këtij viti.

Profesioni i udhërrëfyesit turistik ushtrohet nga 365 persona të licencuar nga Ministria Turizmit në të gjithë Shqipërinë të ndarë në tre kategori kryesore atë të udhërrëfyesit turistik kombëtar  ku numërohen 277 persona, 61 udhërrëfyes lokal dhe 27 udhërrëfyes turistikë mbulojnë specialitete të veçanta të cilët janë certifikuar dhe licencuar nga ministria e Turizmit gjate tre viteve te fundit. Sondazhi u plotësua nga 53 udhërrefyes turistikë, të cilet përfaqësojnë 15,5% të udherrefyesve shqiptare, tëcilet i perkasin kategorisë së udherrëfyesit kombetar (46 udhërrëfyes) dhe lokalë (7 udhërrëfyes) por me shtrirje në të gjithë Shqiperine çka e bën pyetêsorin përfaqësues të problematikës dhe realitetit që kanë hasur udhërrefyesit gjatë vitit 2020 dhe pritshmërisë së tyre për vitin 2021.

Sipas sondazhit të realizuar nga Shoqata e Udhërrëfyesve Turistik të Shqipërisë, rreth 75% e udhërrëfyesve janë të vetëpunësuar pra punojnë si bashkëpunëtore të jashtëm të operatoreve turistik në bazë të një kontrate shërbimi ose si persona fizik të regjistruar si të tillë në organet tatimore. 50% te tyre kanë të ardhurat nga puna udhërrëfyes turistik te vetmin burimi të të ardhurave te tyre vjetore.

Shoqata e Udhërrëfyesve njoftoi se përgjatë vitit 2020 ka rënie te madhe te të ardhurave në krahasim me vitin 2019 për shkak të pasojave që pati në industrinë turizmit pandemia e COVID-19 dhe shtrëngimi i lëvizjes ndërkufitare të udhëtarëve qe pasoi atë.

Nga sondazhi rezulton se vetëm 40% e udhërrëfyesve turistik vazhdojnë të jenë të punësuar pranë një operatori turistik ose të ushtrojnë veprimtarinë e tyre si të vetëpunësuar si udhërrëfyes turistik. Si rrjedhojë 60% e udhërrëfyesve turistikë janë të papunë ose kanë pezulluar aktivitetin e tyre përkohësisht (pezullim nipti i përkohshëm), ose janë të punësuar në një biznes ose punësim tjetër jashtë profesionit te tyre të udhërrëfyesit turistik.

Përgjatë vitit 2020, udhërrëfyesit turistik patën anulime masive të prenotimeve nga operatoret ose grupet turistike, çka bëri qe 80% e udhërrëfyesve nuk kryhen asnjë udhërrëfim turistik.

Gjendja e udhërrëfyesve turistik është aq dramatike sa 1 ne 5 udhërrëfyes po mendon seriozisht të braktisë profesionin e udhërrëfyesit dhe të ndryshojë karrierën e tij në të ardhmen, analizoi shoqata, bazuar në rezultatet e sondazhit.

Fatkeqësisht, sipas Shoqatës, situata ekonomike e udhërrëfyesve turistik u rëndua edhe nga mungesa totale e ndihmës nga shteti pasi ata nuk përfituan nga ndihme “paga e luftës” që shpërndau qeveria për të ndihmuar individët apo bizneset e prekura nga pandemia pasi aktiviteti i udhërrëfimit nuk u përfshi në listën e bizneseve që nuk të ushtronin aktivitetin e tyre edhe pse indirekt u ndalua lëvizja me mjetet e transportit publik, u ndaluan hyrjet dhe daljet në pikat kufitare dhe u ndalua grumbullimi i njerëzve në grupe që është edhe mënyrën e zhvillimit te udhërrëfimit turistik. Kjo u privoi atyre të drejtën të aplikonin për këtë apo cfardo ndihme tjetër që u aplikua nga qeveria gjate kësaj periudhe.

Bazuar ne informacioni e grumbulluar nga udhërrëfyesit turistik, anëtare të shoqatës ATGA, në lidhje me prenotimet nga operatoret turistik për shërbimin e udhërrëfimit turistik, parashikimi për vitin 2021 është dëshpërues pasi 73% e udhërrëfyesve turistik nuk kanë deri tani asnjë prenotimin për sezonin turistik të vitit 2021, ndërkohë që edhe ata udhërrëfyes qe kanë arritur të marrin disa prenotime, ato nuk e kalojnë numrin 10./Monitor